Informacione ligjore
Kthimet dhe ndërrimet
Keni të drejtë të tërhiqeni nga blerja brenda 14 ditësh nga pranimi i porosisë, pa dhënë arsye. Më poshtë i gjeni kushtet dhe hapat.
E drejta e tërheqjes brenda 14 ditësh
Në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, keni të drejtë të tërhiqeni nga blerja brenda 14 ditësh nga dita e pranimit të porosisë, pa qenë nevoja të jepni arsye. Mjafton të na njoftoni me email ose telefon brenda këtij afati.
Produktet e hapura nuk pranohen
Për arsye higjiene dhe sigurie, produktet e hapura nuk pranohen për kthim. Kjo vlen për të gjitha suplementet ushqimore, tek të cilat vula e sigurisë ose paketimi mbrojtës është hequr. Produkti duhet të jetë i papërdorur, në gjendje origjinale, me etiketa dhe paketim origjinal.
Refuzimi i paketës te dera
Nëse paguani me para në dorë, keni të drejtë ta refuzoni paketën para se ta paguani — nuk ju ngarkohet asnjë kosto. Ju lutemi ta refuzoni paketën para se ta hapni, sepse pas hapjes zbatohen kushtet e paragrafit të mësipërm.
Si bëhet kthimi
- 1Na shkruani në info@gurra-ks.com ose në WhatsApp/Viber +383 44 507 183, me numrin e porosisë dhe produktin që dëshironi ta ktheni.
- 2Ju konfirmojmë kthimin dhe ju japim adresën ku duhet dërguar paketa.
- 3Paketojeni produktin në gjendjen origjinale, bashkë me faturën ose një kopje të saj.
- 4Pasi ta pranojmë dhe ta kontrollojmë kthimin, ju njoftojmë me email dhe kryejmë rimbursimin.
Kostoja e kthimit dhe rimbursimi
Kostoja e kthimit mbulohet nga klienti, përveç rasteve kur produkti ka defekt ose është dërguar gabim — atëherë e mbulojmë ne. Rimbursimi bëhet brenda 14 ditësh nga pranimi i kthimit, me të njëjtën mënyrë pagese që keni përdorur. Për porositë e paguara me para në dorë, rimbursimi kryhet me transfer bankar në llogarinë që na e jepni.
Ndërrimet
Ndërrimi bëhet si kthim i produktit të parë plus një porosi e re. Kështu porosia e re niset menjëherë, pa pritur përfundimin e kthimit.
Produkte të dëmtuara ose të gabuara
Dëmtimet gjatë transportit raportohen brenda 24 orëve nga pranimi, me foto të produktit dhe të paketimit. Nëse ju kemi dërguar produkt të gabuar ose me afat të skaduar, e zëvendësojmë pa asnjë kosto për ju. Për çdo produkt vlen edhe garancia ligjore e konformitetit prej 2 vjetësh.
Kushtet e dërgesës i gjeni te faqja Transporti, ndërsa kushtet e përgjithshme te Kushtet e Përdorimit.